Ja si ta kuptoni nëse fëmija juaj ka probleme mentale…Stresi, depresioni i lehtë

  • March 12, 2019 12:31
  • Shendetesi

Zakonisht, të rriturit mendojnë që fëmijët e tyre kanë një botë të lumtur dhe të lirë të tyre, duke gjykuar që ata nuk kanë një punë, fatura për të paguar dhe asnjë arsye tjetër për t’u stresuar. Stresi është një gjendje mentale e krijuar si shkak i problemeve të jashtme të shkaktuara nga puna, familja, shoqëria – shkruan KidsHealth, transmeton Gazeta Express.

Shumicën e rasteve është shumë e vështirë të identifikohen shenjat e stresit tek fëmijët, për shkak se ata janë të prirur të mos i tregojnë problemet e tyre, dhe të mbyllen në vete. Mirëpo disa nga simptomat e hershme të cilat duhet t’i vëreni tek fëmijët janë: ndryshime disponimi, pagjumësi, dhimbje të barkut, humbje e interesit për aktivitete, etj.

Por si mund t’i  ndihmoni fëmijët tuaj për të kaluar këtë situatë?

Një ushqyerje e shëndetshme dhe gjumë efektiv janë dy nga faktorët kryesorë me të cilat mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj. Bëni kohë për fëmijët tuaj, mbajini pranë vetës edhe nëse ata nuk dëshirojnë të flasin për problemet e tyre, flisni ju për problemet tuaja duke i nxitur dhe motivuar për të treguar një problem të caktuar. Nëse problemet bëhen më serioze, atëherë është koha të organizoni një takim me psikologë.

Një studim ka përdorur 16.5% të fëmijëve që vuajnë nga këto çrregullime, dhe panë se përafërsisht 49.5% prej tyre nuk trajtohen me ç’rast përfundojnë me probleme më serioze të shëndetit./GazetaExpress/

Loading...