15 vjet i duhen zemrës që të ‘shërohet’ pas lënies së duhanit

  • November 08, 2018 13:00
  • Shendetesi

Studime të mëparshme sugjeronin se rreziku i ish-duhanpirësve nga këto sëmundje stabilizohet brenda 5 vitesh, por një hulumtim i ri tregon se në fakt duhen më shumë se kaq.

Raporti, që do të prezantohet javën e ardhshme në konferencën e Organizatës Amerikane të Zemrës, është i pari që ekzaminon lidhjen mes lënies së duhanit dhe shëndetit të zemrës, transmeton Gazeta Express.

Pasi u analizuan të dhënat e 8,700 njerëzve, hulumtuesit gjetën se i duhet më shumë se një dekadë zemrës së një duhanpirësi që të ‘pastrohet’ nga dëmtimi kërcënues për jetën që nikotina, duhani dhe përbërësit e tjerë kimik në cigare kanë shkaktuar përgjatë viteve të pirjes.

Zemra dhe enët e gjakut janë ato që shërohen më së shpejti nga dëmet e pirjes së duhanit, shpjegoi autori kryesor i studimit Meredith Duncan. Megjithatë, mushkëritë janë krejt tjetër muhabet...

Loading...