Zhvillime në horoskop: Çka po e shqetëson Ujorin e çka pritet t’i ndodhë Bricjapit?!

  • November 25, 2018 17:58
  • Satirë

dashiDASHI (21 Mars – 19 Prill)

Taksa 100% e vendosur ndaj Serbisë iu ka entuziazmuar tepër edhe juve sikurse edhe 11 shenjat tjera. Gjithë javën keni tentuar të lëshoni fore me plazma, por nuk ia keni dalë të “dhezni” siç keni pretenduar. Është mirë të mos i jepni shumë zor sepse  kjo do t’iu hakmerret. Populli vazhdon t’i mbetet besnik shprehjes pellazgo-ilire: Mos merr hyxhym sikur dash!

demiDEMI (20 Prill – 20 Maj)

Është vërtetë mbreslënëse krenaria që i karakterizon të lindurit në shenjën e demit. Demi është burri i lopës e asgjë më shumë. Astrologët në vazhdimësi kanë tentuar të zbulojnë se si do të silleshin njerëzit sikur shenja e tyre e horoskopit të ishte lopa. Sidoqoftë, sot nuk është lehtë t’i takosh shenjës së demit kur shumica e njerëzve sillen si demat.

twinsBINJAKËT (21 Maj – 21 Qershor)

Astrologët së fundi kanë bërë një zbulim tejet interesant sipas të cilit nuk ka binjakë që nuk i takojnë një shenje të njëjtë. Nga lëvizja e yjeve është kuptuar se nuk është e mundur që njëri binjak t’i takojë shenjës së ujorit e tjetri asaj të gaforres. Kjo gjë iu duket e pabesueshme, por sot po tronditë botën.

CrabGAFORRJA (22 Qershor – 22 Korrik)

Marrëveshja finale me Serbinë është shndërruar në ankth për ju që i takoni kësaj shenje. Sikur mendoni se pasojat e kësaj marrëveshjeje, të mira e të këqija, do të iu bien barrë vetëm juve që keni lindur mes 22 qershorit dhe 22 korrikut. Është koha të reflektoni sepse historia na mëson se në gjeografinë shqiptare, ne kur “ngulemi” kjo ndodh në mënyrë të barabartë.

LeoLUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Shenja e Luanit kogëve të fundit është ndjerë e keqpërdorur. Veçanërisht pas përdorimit të shprehjes “Luani ecën vetë”, duke aluduar ne rrugëtimin politik të disa liderëve të caktuar të partive politike. Luani po ndihet i abuzuar sepse ka përshtypjen që ai po paralelizohet me një djalosh të ri si Beni, për të cilën botërisht dihet se ka ecur vetë.. 

virginVIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Numri i personave jo të virgjër që i takojnë kësaj shenje është në rritje me trend më të lartë sesa që është rritur taksa ndaj Serbisë. Kjo shenjë po humbet kuptimin. Rrjedhimisht, anëtarë të denjë të kësaj shenje po mbesin përgjithësisht të lindurit pas vitit 2002.

LibraPESHORJA (23 Shtator – 23 Tetor)

Eh … Peshorja do të thoshte Kika ose Leonora Jakupi kur përmend Princin. Dhe nëse do të duhej të matej budallallëku i këtyre dy të pak para disa sekondave të cekur, nuk ka peshore që do të mund ta bënte. Lajmi i mirë është parashikimi nga astrologët se në një të ardhme të afërt pritet të ketë peshore që do të ia dalë të masë budallallëkun që ekziston ndër popullin tonë.

ScorpioAKREPI (24 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepët e kanë merak që shenja e tyre nuk zgjat edhe 7 ditë më shumë, që të përfshihej edhe data historike e 28 Nëntorit, që të frymonin më shumë patriotizëm. Ata në mënyrë konstante kanë tentuar të manipulojnë datat, përpjekje që iu ndal hovi pasi që dolën në dritë manipulimet e veteranëve me lista.

SagittariusSHIGJETARI (22 November – 21 December)

Shigjetarët janë të ngjashëm me veteranët e UÇK-së, madje astrologët pohojnë shumica e 60.000 veteranëve (të vërtetë e të rremë) i takojnë kësaj shenje. Kjo pasi që perioda prej 22 nëntori e deri me 21 dhjetor, përfshin datën historike të 28 Nëntorit. Lidhur me këtë, ka një debat të kahershë mes të lindurve të kësaj shenje në nëntor dhe atyre në dhjetor, ku këta të fundit akuzohen nga të parët për deficit patriotik.

CapricornBRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Përgjithësisht të lindurit në shenjën e Bricjapit i karakterizon mungesa e vendosmërisë dhe paaftësia për t’i prerë gjërat. Kjo vërehet edhe në periudhën të cilës i takon kjo shenjë: një tendencë për të mbetur edhe në vitin e vjetër dhe për t’i takuar edhe vitit të ri. Paaftësia për ta ndarë mendjen në situata vendimtare shpesh ua vë në pikëpyetje edhe dinjitetin dhe integritetin e tyre sepse nuk arrijë ta kontrollojnë fatin e tyre. Duke mos arritur të zgjedhin si shenjë të tyre brirët ose cjapin, ata rezultuan me një shenjë të dyfishtë që sot quhet Bricjap. Si shenjë e pakuptimtë që është, astrologët ka vite që debatojnë për heqjen e kësaj shenje krejt nga horoskopi.

AquariusUJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Ka muaj që Ujori e ka mendjen tek Liqeni i Ujmanit. Debati për korigjimin e kufijve i ka shqetësuar tej mase të lindurit e kësaj shenje në territorin e Kosovës. Humbja e këtij aseti në një shkëmbim të mundshëm territoresh do të rezultonte me tharje apo shterrje të kësaj shenje. Nga viti në vit Ujori ndihet i dehidratuar. Reshjet e fundit atmosferike kanë ndezur pak shkëndija shprese.

fishPESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Peshqit në vazhdimësi kanë konsideruar veten deserti i horoskopit për shkak se janë në fund të kësaj aventure thashethemesh. Por, e vërteta tragjike ështe se ata janë pjesa bazike e çdo mënyje. Pas çdo paragjelle nëpër restaurante. tek porosia kryesore kur është në pyetje peshku, vjen pyetja e kamarierit: Peshk të hapur a të mbyllur? Megjithatë pritet të vjen dita kur ata ta kuptojnë vendin e tyre.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...