Xherdan Shaqiri në stadium: Ia kom q* 50 Centin e nanës

  • December 16, 2018 20:29
  • Satirë

Xherdan Shaqiri nga Zhegra, ka shënuar dy gola patriotik kundër Manchester United për Liverpoolin.

Natyrisht, ky sukses i bashkombasit tonë ka ndezur ndjenjat e të gjithë atyre që bukës i thonë bukë e ujit ujë.

Por nga entuziazmi është përfshirë edhe Shaqiri, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka përdorur disa shprehje të fuqishme, teksa duartrokitej pa ndalur nga fansat e tij në stadiumi.

“A ja kom q* 50 centin e nanës?”, ka thënë Shaqiri në stadium.

Këtë shprehje e kishte përdorur edhe reperi i famshëm Unikkatil kur kishte mbajtur koncertin e parë dhe të vetëm në Prishtinë. Aty ai kishte arritur të mblidhte fansa më shumë se yjet amerikanë që kishin performuar në metropolin e Prishtinës.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...