Specialja i fton në Hagë ish të dashurit e Fifit, akuzohen për mungesë dashurie

  • January 16, 2019 20:58
  • Satirë

Këngëtarja e njohur Fifi ka dhënë një deklaratë shokuese në emisionin NIN, i cili sikurse asnjë emision tjetër në botë, drejtohet nga dy Donika dhe një person i quajtur Alaudin.

Duke folur mbi këngë e saj që u bë hit, e quajtur “Psikopatja jote”, ajo duket se është emocionuar shumë nga kënga e saj. Si pasojë, ajo përfundoi duke folur mbi përvojat e saj në dashuri, me ç’rast deklaroi se në lidhjet e saj vetëm ajo kishte dashur, kurse partnerët nuk është që ishin marrë edhe aq me këtë sport.

Këto deklarata kanë bërë bujë edhe në Holandë, ku nga Haga kanë filluar mënjeherë hetime lidhur me dashnorët e saj, të cilët nuk e deshën asnjëherë.

Nga Gjykata Speciale e cila ka filluar të marrë me radhë ish-ushtarë të UÇK’së së fundi, tashmë janë identifikuar gjithë dashnorët e Fifit dhe janë bërë gati aktakuzat ndaj tyre që i bëjnë ata të akuzar për mungesë dashurie.

Nuk dihet kur do të fillojë arrestimi i tyre, por merret vesh që vet këngëtarja do të jetë e ftuar në cilësinë e dëshmitares. Mbetet e panjohur po ashtu nëse dashnorët e saj do të përcillen në Hagë nga deputeti socialdemokrat, Milaim Zeka.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...