Shaqiri: Dy golat ndaj Man Utd ia dedikoj ushtrisë së Kosovës

  • December 16, 2018 20:29
  • Satirë

Derbi i madh mes Liverpoolit dhe Manchester United, përfundoi me fitoren 3:1 të Reds. Dy nga këto gola i shënoi futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri,

Djaloshi nga Zhegra u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 70-të, për të shënuar dy herë brenda 7 minutave. Ai shënoi në minutën e 73’të dhe të 80’të, duke i siguruar edhe fitoren Liverpoolit dhe duke e mbajtur atë në vendin e parë të Premier League.

E pas përfundimit të ndeshjes, Xherdan Shaqiri foli mbi golat e shënuara, duke shprehur edhe kënaqësinë e tij të madhe.

“Këto gola i dhashë për FSK’në, për ushtrinë e Kosovës. Le ta marrë vesh bota se shqiptarët ‘bombardojnë’. Shqiponja fluturon në qiell”, ka deklaruar Shaqiri pas ndeshjes.

Kujtojmë se Shaqiri shënoi edhe kundër Serbisë duke mbrojtur ngjyrat e Zvicrës në ndeshjen e fundit mes tyre. Aty për dallim nga sor bëri edhe shqiponjë.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...