Shakira: Agim, hajde ma shpejtë se nuk po m’pritet me këndu në Mitrovicë

  • November 09, 2018 19:58
  • Satirë

Është shfaqur këngëtarja kolumbiane Shakira, për të cilën kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, pati paralajmëruar se do të këndojë tek Ura e Ibrit, në një koncert të planifikuar.

Këngëtarja me famë globale siç duket mezi po e pret ditëb kur do të performojë në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, ajo e ka lutur të parin e Mitrovicës që ta mbajë me shpejt koncertin e paraparë.

“Agim, hajde më shpejtë me koncertin. Jam në prtitje. Mezi po pres të shkelë mbi Ibër. Po e pres me padurim ditën kur do të këndojë në qytetin e bukur të Mitrovicës. Mitrovicës së Boletinit”, ka shkruar e dashura e futbollistit spanjoll, Pique.

Bahtiri kishte premtuar se pos Shakirës, në koncer e ka ftuar edhe Madonën. Por, kjo e fundit ende nuk është lajmëruar.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...