Serbët e ngujuar në Kuvend presin Hahnin, i viziton Nasim Haradinaj

  • December 03, 2018 14:29
  • Satirë

Serbët në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë të këmbëngulin në ngujim, derisa të arrijë Komisioneri Johanes Hahn.

Ata po presin që Komisioneri Hahn t’i vizitojë në mënyrë që të flasin për taksën 100 për qind që shteti i Kosovës ka vendosur ndaj shtetit të Serbisë.

Burime të Pampress nga korridori që është afër zyrës ku janë ngujuar serbët, tregojnë se meqenëse Komisioneri Hahn do të vonohet pak derisa të arrijë në Prishtinë, atyre do t’u shkojë për vizitë, Nasim Haradinaj i OVL të UÇK-së.

“E dimë që ky është një presion i Prishtinës në prag të vizitës së Komisionerit Hahn, por ne do të mundohemi të qëndrojmë të qetë gjatë këtij takimi dhe do ta dëgjojmë se çka ka për të thënë Haradinaj”, ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Ndërkohë, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të flasë për këtë vizitë vetëm ka thënë se gjithçka do të jetë befasi.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...