Nesër i vendoset taksë 100% patriotizmit, pritet rënia e tij për 95%

  • November 28, 2018 17:58
  • Satirë

Qindra mijëra shqiponja janë bërë këto ditë gjithandej ku ka shqiptarë. Mijëra flamuj kanë mbështjellë trupat e shqiptarëve kudo që ndodhen. E gjithë kjo për shkak të atmosferës festive të 28 Nëntorit, Dita e Flamurit kombëtar.

Por, kjo eufori kuq e zi duket se nuk ka jetë të gjatë. Që nga nesër shkalla e patriotizmit pritet të bie drastikisht.

Burimet tona kanë marrë vesh se nesër i vendoset taksë 100% patriotizmit, si pasojë e të cilës shkalla e këtij fenomeni do të bie gati për po aq, më konkretisht sipas matjeve tona, diku rreth 95%.

Nga nesër qytetarët do t’i kthehen flamurit kaltër e verdhë dhe jetës së tyre normale.

 

 

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...