Mogherini i kërkon Haradinajt: Ndaleni Xherdan Shaqirin!

  • December 16, 2018 20:29
  • Satirë

Dy gola të shënuar nga Xherdan Shaqiri brenda 7 minutash, i sollën fitoren Liverpoolit përballë Manchester Unied. Ai shënoi fillimisht tre minuta pasi u inkuadrua në lojë në minutë e 70’të, e golin e dytë e shënoi në minutën e 80.

Por, këto dy gola përveç “Djajëve të Kuq”, nuk i kanë pëlqyer as përfaqësueses së lartë të BE’së, Frederica Mogherinit, ndonëse nuk dihet nëse zonja në fjalë është fanse e Manchesterit.

Ajo mënjeherë pas ndeshjes i ka shkruar kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt, duke i kërkuar të marrë masa ndaj futbollistit shqiptar që mbron ngjyrat e kombëtares zvicerane.

“Zoti kryeministër, dy golat e Shaqirit sot vështirësojnë dialogun Kosovë-Serbi dhe pengojnë të dyja vendet në rrugën evropiane. ‘Bombardimi’ i Shaqirit sot në ‘Amfield[ vonon procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Mogherini në letrën e saj.

Ajo tutje i ka kujtuar Haradinajt se Shaqiri është i njëjti që ka bërë shqiponjën ndaj Serbisë, në ndeshjen me Zvicrën.

Burimet tona marrin vesh se Haradinaj ende nuk ka angazhuar Muharrem Nitajn e Halil Matoshin për një përgjigje, por zbulohet se Haradinaj ka përgjigje negative ndaj saj.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...