LDK: Nuk na duhej ushtria, e kishim Ushtrinë e Ibrahim Rugovës

  • December 16, 2018 20:29
  • Satirë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas votimit të projektligjeve dhe amandamenteve për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Siç duket, partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk i është gëzuar edhe aq transformimit të FSK’së në ushtri. Madje zyrtarë nga kjo parti po thonë se Kosova e kishte ushtrinë e saj, duke aluduar Ushtrinë e Ibrahim Rugovës.

“Nuk është bërë nami. Nuk na duhej aq shumë ushtria. E kishim Ushtrinë e Ibrahim Rugovës”, ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

LDK në të kaluarën është akuzuar për bllokim të themelimit të ushtrisë, por sot ka votuar pro themelimit të saj.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...