LDK bën homazhe në Prapashticë për 28 Nëntor

  • November 28, 2018 17:29
  • Satirë

Lidhja Demokratike ka vendosur që më në fund të bëjë homazhe për Ditën e Flamurit shqiptar. Ata sot kishin vendosur të bëjnë nderime për hir të 28 Nëntorit.

Megjithatë, partia e Isa Mustafës ka dëshmuar mungesën e përvojës në nderimin e figurave kombëtare që lidhen me këtë ditë.

Partia më e madhe opozitare ia ka huqur fort me homazhet e sotme. Ushtarët e Presidentit historiko-gjeografik Dr. Ibrahim Rugova – Na mungon, nuk janë parë në homazhe as në Prekaz, por as të shtatoret e Skënderbeut e Ismajl Qemajlit.

Kjo parti ka bërë homazhe në Prapashticë, vendlindja e vendbanimi i liderit tyre të përjetshëm, Isa Mustafa.

Gjatë kësaj vizite nderuese, LDK ka thënë se Isa Mustafa edhe pse gjallë mbetet simbol i 28 Nëntorit dhe çdo feste kombëtare e ndërkombëtare.

Po ashtu, gjatë homazheve ata ishin të mbështjellur me flamurin dardan/.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...