Katër futbollistët bullgarë gjejnë konak në familjet shqiptare

  • March 26, 2019 09:29
  • Satirë

Gjatë ditës PamPress ka raportuar se katër futbollistë bullgarë me ardhjen në Kosovë janë takuar për herë të parë me baballarët e tyre.

Pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Bullgari, e cila përfundoi baras, raportohet se të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të sistemohen në hotel. Ata kanë gjetur konak në shtëpitë e baballarëve të tyre nga Kosova.

Përkundër insistimit, nuk është arritur të zbulohet se për cilëtt futbollistë bëhet fjalë.

Ajo që dihet është se njëri nga ta mund të jetë portieri Nikolai Mihaylkov, për të cilit mediat bullgare shkruanin me herët se është nip i Komoranit.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...