Hahn ia prezanton Haradinajt hartën e ndarjes së Kosovës, ai e shqyen dhe e quan “peder”

  • December 03, 2018 22:58
  • Satirë

PamPress si mediumi më i lexueshëm në Ballkan, madje edhe para Google, ka zbuluar detajet më të reja nga takimi që kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Siç edhe njihet Haradinaj për karakterin e tij shpërthyes, edhe me Hahnin ka ngjarë e njëjta.

Përderisa Hahn po i prezantonte në takim Haradinajt hartën e ndarjes së Kosovës, ai e kapi hartën, e shkyu, dhe ia përplasi për fytyre me revoltë komisionerit të BE-së.

“Çka je t’u menu ti zotni? Kosova nuk ndahet. Nuk munet as ai djali i Brojës, as i biri, as i dreqi me e nda Kosovën”.

PamPress ka zbuluar se nga ky reagim ka mbetur i çuditur komisioneri i BE-së, i cili ka thënë se si mund të reagoj një njeri kaq emocionalisht kundër një ngjarjeje siç është ndarja e shtetit.

“Hallki po ndahen me gra, e gajla e shtetit”, citohet të ketë thënë Hahn.

Pas këtij provokimi të komisionerit evropian, Haradinaj mësohet se ka reaguar edhe më keq.

“Nuk mundet turli far pederi me i lujtë mexhtë. Këtë le ta dinë secili në BE”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Pas kësaj zënke Hahn është alivanosur. Kuptohet alivanosja e tij ka ardhur edhe si pasojë e ajrit të ndotur në Prishtinë, por e kombinuar me faktorin Haradinaj.

 

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...