Bahtiri: I kam shkuar edhe Micheal Jackson për konecer, por nuk m’u përgjigj

  • October 23, 2018 16:58
  • Satirë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk është duke i ndalur përpjekjet për të sjellur sa më shumë yje me nam botëror në koncertin e planifikuar të mbahet mbi urën e Ibrit.

Përkushtimi i tij i lartë për një koncert sa më madhështor, ka bërë që kreu i Mitrovicës të ngatërrohet aq shumë sa t’i shkruajë edhe një ylli të muzikës që s’jeton më.

Bëhet fjalë për Micheal Jackson, të cilit Bahtiri thotë se i ka shkruar, si dhe deklaron që nuk ka marrë përgjigje nga ai.

“Përveç Shakirës e Madonnës, e kam ftuar në koncert edhe Micheal Jacksonin. Por, ai nuk më ka kthyer ende përgjigje. Po më duket se ish shumë mendjemadh”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Duket se nga stresi i tepërt Bahtiri ka harruar se Jackson ka ndërruar jetë në vitin 2009. Ose mbase edhe nuk e ka ditur kurrë këtë fakt.

 

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...