Bahtir: Shakirën do ta sjellë si komandante supreme të FSK’së

  • December 16, 2018 20:29
  • Satirë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me çdo kusht kërkon që ta sjellë këngëtaren kolumniane Shakira në Kosovë.

Tashmë, ai pretendon që Shakirën të mos e sjellë në ndonjë koncert, por ta angazhojë pranë Forcave të Armtosura të Kosovës, të cilat sot u transformuan në ushtri.

Madje, Bahtiri është zotuar që Shakirën do ta sjellë si komandante supreme të FSK’së, vend të cilin aktualisht e mban presidenti i Kosovës, Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, Hashim Thaçi.

“Brenda vitit do të jetë Shakira në krye të FSK’së. Nëse nuk ndodh kjo, jap dotëheqje”, ka deklaruar Bahtiri.

Shakira nuk mori pjesë në koncertin për të cilin e kishte paralajmëruar kryetari Bahtiri.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...