Zv/ministrja kosovare: Ende nuk po mundem të besoj se Zonja jonë po zhduket në flakë

  • April 16, 2019 08:00
  • Rozë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi është ndier e pikëlluar me rastin e shkatërrimit të Katedrales së Parisit, pas flakëve të djeshme në këtë monument afro 1 mijë vjeçar.

“Ende nuk po mundem të besoj se Zonja jonë po zhduket në flakë. Është shumë trishtuese dhe e dhimbshme të shohesh bukurinë dhe një histori shekullore, duke u shkatëruar në flakë. #NotreDameDeParis”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Katedralja e famshme Notre Dame në Paris të Francës është përfshirë nga flakët. Ky zjarr i madh që ka shpërthyer ka bërë që të rrëzohet kulmi i kësaj katedrale.

E ndërtuar në shekullin e 13-të, katedralja mesjetare konsiderohet një objekt që simbolizon arkitekturën po aq sa është edhe një simbol fetar.

Notre Dame është një nga atraktsionet më të njohura të Parisit duke tërhequr rreth 13 milionë vizitorë në vit.

Akoma nuk dihen arsyet e këtij zjarri, por besohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga punimet që po bëheshin për restaurimin e kësaj katedrale.

The post Zv/ministrja kosovare: Ende nuk po mundem të besoj se Zonja jonë po zhduket në flakë appeared first on .

Loading...