Stresi i bën dedikimin nënës nga burgu: Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, urime ditëlindjen e shtrenjta ime

  • December 07, 2018 11:30
  • Rozë

Arkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi, tash e sa javë është prapa grilave të burgut.

Megjithatë, reperi po vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale në rrjetet sociale.

Ai së fundi i ka kushtuar një mesazh nënës, e cila ka të gjithë arsyen që të festoj gjatë ditës së sotme pasi që ka ditëlindjen.

View this post on Instagram

Hey oooo mom ti je ?

A post shared by STRESI (@stresi) on Oct 16, 2018 at 2:21pm PDT

Në fakt, Stresi ka publikuar një pjesë të shkëputur nga performanca e tij në “Këngën Magjike”, para se të arrestohej.

“E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”, shkroi ai.

Ndryshe, këngëtari po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës pasi u arrestua dy muaj më parë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/

View this post on Instagram

E shtrejnta ime mom ,gezuar ditelindjen!!! Megjithse nuk jam prane teje sot fizikisht me shpirt me ke gjithmon prane, ti e di qe je dashuria ime me e madhe qe un kam! #tedumom❤️ #Arkimedi&Keisi

A post shared by STRESI (@stresi) on Dec 6, 2018 at 3:11pm PST

Loading...