Sapo është publikuar kënga e Mitrovicës nga Gili, Enisi, Vullneti, Linda, Teuta

  • November 09, 2018 18:00
  • Rozë

Sapo është publikuar një projekt i ri muzikor nga disa artistë të njohur.

Artistët e njohur Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Linda Hakaj e Vullnet Sefaja bashkuan forcat për një projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Mitrovica” dhe artistët me vokalet e tyre të veçanta, i këndojnë qytetit të ndarë.

Kënga kushtuar Mitrovicës , është me orkestrim të Florent Boshnjakut, muzikë dhe tekst të Ilir Beranit.

Brenda këtij teksti këngëtarët kanë shprehur gjithë ndjenjat e dashurisë që kanë për këtë qytet , e që shumë qytetarë të Kosovës do ta gjejnë veten brenda rreshtave të shkruara.

Kënga gjendet tashmë në YouTube, në kanalin zyrtar “Xixa music” të Gilit e Ilir Beranit.

Loading...