Rita Ora performon në të brendshme, ndezë spektaklin e Victoria's Secret

  • November 09, 2018 10:00
  • Rozë

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur ngjarja më e madhe e modës në botë.

Bëhet fjalë për eventin e Victoria's Secret, ku firma e njohur e të brendshmëve prezantojnë koleksionin e tyre më të ri,  përcjell Gazeta Express.

Modelet të cilat njihen si 'engjëj të VS' kanë parakaluar në pistën elegante, gjersa ato janë shoqëruar me performanca të këngëtarëve më të njohur botëror.

E ndër ta kanë performuar edhe shqiptaret Rita Ora e Bebe Rexha.

Në tepihun e kuq Rita është shfaqur me një fustan shkëlqyes ngjyrë metali dhe me flokë të gjatë. 

Ndërsa për performancë, Rita ka zgjedhur të veshë një veshje ku dukej shumë tërheqëse, ndërsa gjithashtu është paraqitur me shumë stil./Gazeta Express 


Loading...