Qënkan martuar? Me siguri nuk e keni parë Elvana Gjatën të veshur nuse me fustanin e bardhë!

  • March 14, 2019 19:00
  • Rozë

Rikthimi i Elvana Gjatës në muzikë gëzoi shumë prej fansave të saj.

Vetëm pak javë më parë, këngëtarja publikoi këngën më të re ‘Tavolina e Mërzisë’, e cila padyshim u pëlqye shumë nga publiku.

Ndërkohë që prej kohësh fansat po presin filmin ‘2 gisht mjaltë’, ku Elvana dhe aktori Ermal Mamaqi luajnë rolet kryesore.

Së fundmi këngëtarja dhe moderatori zbuloi se filmi do të transmetohet në të gjithë kinematë shqiptare duke filluar nga data 28 mars. Ndërkohë Ermali pak ditë më parë zbuloi se Elvana do të vijë së shpejti me një tjetër projekt muzikor, i cili do të jetë kolona zanore e filmit.

Tanimë ky projekt e ka një emër dhe do të titullohet “Pa dashuri” dhe këtë na e zbuloi vetë Elvana nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku na la të kuptonim se ajo dhe Mamaqi qenkan martuar në këtë film dhe se ajo duket shumë bukur me fustanin e bardhë të nusërisë, siç mund ta shihni në videon më poshtë./intv.al/

The post Qënkan martuar? Me siguri nuk e keni parë Elvana Gjatën të veshur nuse me fustanin e bardhë! appeared first on .

Loading...