Puthja e Halilit me Remzien që i kalli të gjithë për një javë!

  • April 20, 2019 22:00
  • Rozë

Dasma e cila para disa javëve filloi dhe përfundoi, u nis me synimin e vëmendjes së Hamzës dhe Gëzimes.

Ashtu edhe siç e do zakoni që të gjithë të kenë sytë nga dhëndri dhe nusja, ashtu edhe u prit si nga mediat edhe nga publiku të cilët edhe kishin bërë sytë katër për ta.

Që nga më i madhi deri tek më i vogli komentohej për dukjen, veprimet e sjelljet e tyre.

U tha çfarë nuk u tha e pamë çfarë nuk pamë.

Dasma filloi të vëzhgohej me shumë kujdes e përkushtim, se mos ndonjë gjë iu ikte mediave nga syri, dhe momenti më epik dhe më i papritur ndodhi.

Po flasim për momentin kur i shoqi i Remzies, Halili, nuk u përmbajt dot, dhe pa një pa dy iu hodh remizes në krahë duke e puthur në faqe dhe përqafuar.

Sado që dukeshin të rinj dhe elegantë prapë se prapë nuk është se u prit ky veprim pasi të gjithë mbetën me sy hapur dhe tek e fundja janë në një moshë që jo gjithçka iu ka hije në publik.

Sido që të jetë ai u shtirua dhe vazhdoi dasmën me më shumë disponimin dhe hare, por a mendoi për portalet dhe fansat e të shoqes.

Lëre më që u komentua dhe u përfol ky veprim i tij deri sa më ska, por edhe sikur duhej të ndodhte iu vuri flakën një javë portaleve duke u marrë vetëm me të.

Po a i bëhet kjo gjë vetes ore Halil… /Kosovarja/

The post Puthja e Halilit me Remzien që i kalli të gjithë për një javë! appeared first on .

Loading...