Pse doli nga tregu muzikor Zanfina Ismaili?

  • April 15, 2019 20:00
  • Rozë

Showbizit vendor iu largua njëra ndër vajzat e cila shquhej për pamjen e saj, shkruan “InfoKosova”.

Është fjala për Zanfina Ismailin e cila ndër vite na sillte këngë me tekste shumë të mira e të qëlluara.

Zanfina krahas teksteve të mira të këngëve që i këndonte, i shoqëronte edhe me pamjen e saj të bukur dhe për lakmi.

Tanimë ky yll i muzikës vendore është larguar nga tregu muzikor, ajo nuk po sjell këngë të reja e as nuk po merr pjesë nëpër mbrëmje muzikore siç ishte dikur aktive.

Zanfina është duke u marrë me profesionin e saj për të cilin dhe është shkolluar dhe ka kryer edhe fakultet, e vetë këngëtarja Ismaili nëpër intervistat e saj të fundit kishte treguar se për këtë shkak është larguar përkohësisht nga muzika.

Ndërsa në anën tjetër janë fansat e saj të shumtë të cilët presin me padurim rikthimin e saj në skenën muzikore./InfoKosova/

The post Pse doli nga tregu muzikor Zanfina Ismaili? appeared first on .

Loading...