Propozim me unazë diamanti, njihuni me të fejuaren super yll të Ervinit të BB

  • January 11, 2019 22:00
  • Rozë

Disa javë më parë, ai prezantoi për herë të parë të dashurën bjonde, dedikimet për të cilën tregonin se ishte kokë e këmbë i dashuruar.

Në një intervistë për "Panorama Plus", Ervini ka rrëfyer se tashmë e ka zyrtarizuar marrëdhënien me personin e zemrës dhe ndihet shumë i lumtur që e ka pranë.

Ai e ka propozuar bukuroshen bjonde me një unazë ari të bardhë me 3 karat diamante. 

"Për unazën doja të thosha që ka qenë një hall shumë i madh për të vendosur. Nuk dija cilën të zgjidhja, pasi ishin të gjitha të bukura. Pasi u lodha për ditë e ditë me radhë, duke parë e duke e pyetur shitësit në dyqan, vendosa të blija një që mua më pëlqeu dhe rezultoi që kisha bërë zgjedhjen e duhur, pasi edhe partnerja ime e pëlqeu. Mendoj se për të gjithë meshkujt blerja e unazës është pjesa më e vështirë.
Unaza është ar i bardhë me 3 karat diamante. Çmimi s’ka rëndësi, por di të them që ajo meriton shumë edhe më shumë se kaq."- rrëfen Ervini.

"Ajo është shqiptare, bashkëjetojmë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Përmbledhja në një frazë e dashurisë sonë është: “Çdo histori dashurie është e bukur, por kjo e jona është e preferuara”. Këtë shprehje në anglisht e kemi vendosur në një kornizë tek dhoma jonë e gjumit.
Jam shumë i lumtur, se s’ka më mirë kur takon ditë që kuptohesh dhe mezi pret ta takosh, ose të kthehet nga puna. Është ndjesi e paparë."- është shprehur ish-banori.


Loading...