Për këtë arsye u përlot Bebe Rexha

  • December 07, 2018 15:32
  • Rozë

Bebe Rexha po e përmbyll një vit të suksesshëm në karrierë.

Ajo ka qenë tejet e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës dhe ka lansuar disa projekte të cilat janë kthyer në hite.

Ndërsa, tani 29 vjeçarja ka arritur edhe një sukses të radhës, ajo është nominuar në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’.

Në një video të publikuar në ‘Instagram’ shihet këngëtarja shqiptare derisa shpërthen në lot kur kupton lajmin për nominimin.

“Kur e kupton që jeni nominuar në kategorinë ‘Artisti më i mirë” në ‘Grammy’s.

Ëndrrat bëhen realitet”,ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin evideos./Indeksonline/

Loading...