Pas ‘Pow pow’ Tayna kopjon dhe ‘Kce’? Ngjashmërinë me këtë videoklip të këngëtares së njohur botërore e shihni vetë

  • March 14, 2019 18:00
  • Rozë

Tayna sapo ka publikuar klipin e saj për hitin më të fundit ‘Kce’.

Në këtë klip, duket se Tayna është fokusuar plotësisht tek fuqizimi i vajzave, teksa në klip ka mbledhur një grup me vajza shumë seksi, ndër to dhe Kejvina, ish-velina e njohur e emisionit ‘Xing’ me Ermalin.

Nuk është çudi që Tayna ka ardhur me këtë koncept, të cilin tanimë e kemi parë gjerësisht si tek këngëtare të tjera shqiptare si Dhurata Dora, por dhe tek ato të huaja si Ariana Grande, pasi që me lëvizjen ‘Me too’, është përhapur gjerësisht trendi si në filma dhe në muzikë, i portretizimit të vajzave dhe grave që mbështesin dhe fuqizojnë njëra-tjetrën.

Teksa klipi i Taynës është komentuar si një kopje e Ariana Grande ‘7 rings’, pasi disa skena kanë shumë ngjashmëri dhe ngjyra dominuese rozë vërehet tek të dyja klipet.

Nuk e dimë nëse Tayna është inspiruar nga klipi i Arianës, ashtu siç ndodhi me klipin e këngës ‘Pow pow’, i cili ngjante shumë me klipin artistit afrikan Lava Lava, apo thjesht ka qenë një rastësi dhe duke qenë se tematika e këtyre këngëve është e ngashme duket sikur klipi është kopjuar.

The post Pas ‘Pow pow’ Tayna kopjon dhe ‘Kce’? Ngjashmërinë me këtë videoklip të këngëtares së njohur botërore e shihni vetë appeared first on .

Loading...