Pas këngës me Tunën, Seven Saraqi po bën gati edhe një super-bashkëpunim

  • October 11, 2018 15:31
  • Rozë

Nesër do të publikohet bashkëpunimi shumë i pritur i artistit Seven Saraqi me këngëtaren e njohur, Tuna.

Këngës pritet t’i bashkohet një videoklip me skena mjaft të nxehta, në të cilin merr pjesë edhe modelja Vildane Zeneli, shkruan Gazeta Express.

Seveni do të jetë nesër në emisionin ‘SevenBizz’ me Meriton Mjekiqin për të promovuar këngën dhe videoklipin.

Ndërsa përveç kësaj, kemi mësuar se ai do të vijë së shpejti edhe me një super-bashkëpunim, për të cilin do të flasë nesër në ‘SevenBizz’ nga ora 19:00 në T7. 

Loading...