P. Diddy thyen heshtjen, me një video emocionuese nderon kujtimin për ish-partneren e tij Kim Porter

  • November 18, 2018 22:30
  • Rozë

Reperi Sean ‘Diddy’ Combs e ka thyer heshtjen për të shprehur nderimet e tij pas vdekjes së ish-partneres së tij, Kim Porter.

Modelja dhe aktorja, me të cilën muzikanti ka te fëmijë, ndërroi jetë të enjten, në moshë 47 vjeçare.

Diddy e ka publikuar një video-montazh që përmbante xhirime dhe fotografi nga çifti i dikurshëm.

For the last three days I’ve been trying to wake up out of this nightmare. But I haven’t. I don’t know what I’m going to do without you baby. I miss you so much. Today I’m going to pay tribute to you, I’m going to try and find the words to explain our unexplainable relationship. pic.twitter.com/QtVnUrv0ep

— Diddy (@Diddy) November 18, 2018

“Në tri ditët e fundit jam përpjekur që të zgjohem nga ky makth. Por, nuk jam zgjuar”, ka shkruar 49-vjeçari në Twitter.

“Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon shumë. Sot do të bëj një nderim, do të përpiqem t’i gjej fjalët për të shpjeguar lidhjen tonë të pashpjegueshme”, thuhet më tej në përshkrim.

Sean ‘P. Diddy’ Combs dhe Kim Porter (Foto: Peter Kramer/Getty Images/Guliver)

Në një postim tjetër, ai ka shkruar: “Ishim më shumë se miq më të mirë, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim diçka tjetër. Dhe më mungon shumë. Dashuri super e zezë”.

We were more than best friends, we were more than soulmates. WE WERE SOME OTHER SHIT!! And I miss you so much. Super Black Love

Loading...