Njihuni me nënën bukuroshe të Lorik Canës

  • December 07, 2018 11:00
  • Rozë

Ish-kapiteni i njohur i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, së fundmi ka mbajtur premierën e filmit të tij të titulluar “Lorik”, i cili flet për jetën dhe arritjet e futbollistit deri më sot.

Gjatë fjalimit të Kryeministrit, Edi Rama, kamerat kanë fokusuar mamanë e ish-kapitenit të Kombëtares.

56-vjeçarja me flokët bjond, shumë moderne dhe e veshur me të zeza, qëndronte në rradhët e spektatorëve duke ndjekur suksesin e të birit.

Ajo mezi ka mbajtur lotët gjatë fjalimit të Ramës për Lorikun dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi rrallëherë ish-kapiteni ka ndarë në rrjete sociale foto me mamanë e tij.

Loading...