Me nga dy nominime në dy kategori, Dua Lipa bën historinë në BRIT Awards

  • January 12, 2019 19:31
  • Rozë

Vitin e kaluar ajo ishte kryefjala e ceremonisë së BRIT Awards, ku ishte nominuar pesë herë dhe ka fituar dy çmime të rëndësishme.

As këtë vit Dua nuk është lënë jashtë listës së më të mirëve, madje duke konkurruar me më shumë se një këngë, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja nga Kosova ka arritur që të nominohet nga dy herë në të njëjtën kategori.

Ajo këtë vit garon me dy këngë për 'Këngën më të mirë të vitit', ku merr pjesë me singëlin e saj 'IDGAF' si dhe me bashkëpunimin e suksesshëm me Clavin Harris, 'One Kiss'.

 

Gjithashtu, videoklipet e po këtyre këngëve janë në garë për t'u zgjedhur si 'Videoklipi më i mirë i vitit' në Britani.  

Ceremonia e ndarjes së çmimeve BRIT Awards do të mbahet më 20 shkurt 2019./Gazeta Express 

Loading...