Luana Vjollca ‘’tërbon’’ serbët/ Ata shkruajnë se moderatorja i URREN, ajo i kthehet: ‘’Mirë që e dini..’’

  • March 19, 2019 17:32
  • Rozë

Luana Vjollca në ditën e sotme ka shpërndarë në “Insta Story” një artikull të njërës prej mediave serbe dhe shkruante:

“Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, Kosovën”!

Në artikullin e mediave serbe fokusi përqendrohej tek aktiviteti social i Luanës, e cila shpeshherë shpërndan foto sportive ndaj shtetit të Kosovës.

Në një pjesë të artikullit shkruhej:

“Sa herë që i jepet mundësia, ajo (Luana) jep mbështetje për shqiptarët në Kosovë në luftën e tyre për pavarësi. Ajo gjithashtu mbështeti formimin e Ushtrisë së Kosovës duke dërguar një mesazh urimi nëpërmjet Instagram-it”, thuhet në shkrimin e “espreso.rs”.

“Luana kohët e fundit lançoi linjën e saj të veshjeve dhe kozmetikës, e cila në një kohë të shkurtër u bë një hit i madh midis femrave në provincën jugore serbe”, vijon shkrimi.

Moderatorja e bëri mjaft të qartë mendimin e saj, rreth artikullit, i cili jo në baza të shëndosha kishte ngritur aludimet se ajo urren popullin serb.

“Mirë që e dini” – shkruante ajo rreth kësaj çështjeje.

The post Luana Vjollca ‘’tërbon’’ serbët/ Ata shkruajnë se moderatorja i URREN, ajo i kthehet: ‘’Mirë që e dini..’’ appeared first on .

Loading...