Lorik Cana rrëfen: “Viti i parë jashtë fushës së gjelbërt ishte i vështirë, shtova 10 kg”

  • October 12, 2018 09:31
  • Rozë

I  ftuar në emisionin “Rudina”, ish-futbollisti shqiptar tregoi se është shumë e vështirë të qëndrosh larg fushës së gjelbërt dhe se i mungon shumë.

Cana tregoi se i është përkushtuar familjes për të rikuperuar kohën e humbur. Ndër të tjera, ai tha se po kujdeset për shëndetin, pasi vetëm në vitin e parë larg futbollit, shtoi 10 kg.

“Viti i parë ka qënë shumë i vështirë. Kam shtuar 10 kg, tani kam një vit që nuk kam shtuar. Po punoj për të gjetur balancën”-tha Lorik Cana.

Teksa kujton takimin në Shkodër ku dha edhe lamtumirën me Kombëtaren Shqiptare, Lorik Cana rrëfeu se ishte një moment shumë emocionues, pasi e shoqëronte për herë të parë djali i tij, Bojken.

Momentalisht, Cana po përgatit një dokumentar ku do të prezantohet jeta e tij dhe do të shfaqet edhe në kinematë shqiptare

“Është hera e parë që unë flas për këtë dokumentar. Në fakt nuk ka qenë iniciativa ime. Ka qenë gazetari sportiv Andi Deçka ai i cili ka filluar gazetarinë kur unë kam nisur karrierën në Francë. Pasi unë përfundova karrierën ai erdhi dhe më tha se kishte dëshirë të realizonim një film dokumetar. Ai është munduar të bëjë diçka të mirë, ka shkuar në vendet ku kam luajtur dhe ka folur me njërëz. Ka dalë diçka shumë e mirë dhe kemi menduar ta shfaqim nga fundi i dhjetorit. Shpresojmë që gjatë mbrëmjes për shfaqjen e parë të dokumentarit ku do të ketë shumë të ftuar të ngrejmë fonde për Fondacionin e bamirësisë." – përfundoi Lorik Cana.

Loading...