Konkurrenti i ‘Hell’s Kitchen’, gati të priste damarët? Renato Mekolli sqaron të vërtetën që mori përmasa të tjera

  • November 09, 2018 10:00
  • Rozë

Konkurrentët pjesëmarrës, një pjesë e mirë e të cilëve profesionistë, janë  të mësuar me pasionin dhe presionin e kuzhinës, po kurrsesi askush prej tyre nuk mund të shkojë deri në vetëflijim.


Lajmi që është publikuar sot nga Syri.net i ishte referuar njërit prej konkurrentëve, i cili, mendohet se ka tentuar të presë damarët dhe shkak për këtë ka qenë presioni që ka jetuar gjatë këtyre javëve në program. Po nga të njëjtat burime është mësuar se ‘Hell’s Kitchen’ është ndërprerë dhe nuk do të vazhdojë më transmetimin në Top Channel.
Por shefi i kuzhinës dhe promotori i këtij programi, Renato Mekolli, i kontaktuar nga Class, ka sqaruar se gjithçka është thënë sot, është ekzagjëruar. Ajo që është përhapur gjerësisht, sipas Mekollit, është një lajm që u referohet të ftuarëve, ndërkohë që në program nuk ka të ftuar, por vetëm ata konkurrentë që shohim nga ekrani. Të ftuarit janë vetëm për të shijuar: “Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë. ‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”, – tha Renato duke dashur ta mbyllë gjithçka mori përmasa të tjera sot në media e portale.

Loading...