‘Komplet estrada janë të lodhur’, Shaolin Gang befasojnë me deklaratën e tyre

  • October 12, 2018 09:00
  • Rozë

Dikur njiheshin si DJ Blunt dhe Real 1, tashmë dy artistët kanë ndryshuar emrin dhe njihen me emrin e ri të artit, Shaolin Gang.

E këta janë shndërruar si një ‘fenomen’ në rrjete sociale të cilët shpesh befasojnë me postimet e tyre.

Së fundmi, reperët publikuan dy postime në profilin zyrtar, Instagram teksa kanë thumbuar edhe kolegët e tyre.

Shaolin Gang skanë nevojë as klipe me qit babo! Njejt osht si dul kanga me klip si pa klip, prap ka me dal vepër arti që met në histori.

Qa kanë Shaolinat faj që komplet estrada jonë e lodhme ka met në vitin 2005, ndërsa Shaolin Gang janë duke jetuar në planetin namek viti 3018”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazheve.

Këtë vit dyshja kanë publikuar këngë të ndryshme ku në përmbajtje kishin tekste mjaft eksplicite.

Loading...