Kërkon puthje nga Prince William aktorja e njohur, ja si reagon Princi

  • November 09, 2018 19:00
  • Rozë

Aktorja Emma Thompson mori të mërkurën statusin Dame Commander of the British Empire në Buckingham Palace.

Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit, ajo u takua me Princin William , i cili e nderoi me statusin.

Por aktorja u përpoq që t’i ‘rrëmbente’ një puthje princit, por William e refuzoi.

“E dua Princin William,”-tha fituesja e Oskar për People.

“E kam njohur që kur ishte i vogël.

E pyeta nëse mund ta puthja apo jo, por ai më tha:

Jo, mos.

Kjo ditë nuk është për mua është për ty.”

Aktorja u shfaq në ceremoni e veshur me një kostum dhe atlete të bardha, duke shkelur protokollin mbretëror.

Loading...