Iku nga Shqipëria në SHBA, ja çfarë pune bën atje Bjordi i ‘BB2’…

  • December 06, 2018 18:32
  • Rozë

Bjordi Mezini, ish-konkurent i famshëm tek ‘Big Brother Albania 2’, i cili pas përfundimit të aventures së tij në këtë reality-show, u bë shumë i njohur për publikun dhe ju përkushtua punës si aktor dhe regjisor, tani ndodhet në SHBA.

Bjordi për shumë vite ka qënë aktivë në kinematografi duke qënë regjisor i disa prodhimeve gjithashtu ai ka luajtur në serialin e njohur ‘Kokrrat’.

Por prej kohësh ai së bashku me të dashurën e tij janë larguar në SHBA. Së fundmi ai është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory, duke zbuluar së çfarë bën me jetën e re.

’Me se po merresh tani’,- e pyesin fansat. ’Momentalisht po punoj një lokal’,- ka treguar Bjordi duke treguar se, ka ndërmend të qëndrojë andej për gjithmonë.

Loading...