Ia zbulojnë kamerat, ky është fjalëkalimi që Kanye West ka vendosur në telefonin e tij

  • October 12, 2018 09:00
  • Rozë

Gjatë një takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanye West i entuziazmuar ka bërë një gafë për të cilën nuk ka menduar fare.

Reperi duke dashur t’i tregojë një prototip të aeroplanit nga Apple, "iPlane 1" presidentit Trump në telefonin e tij, e ka hapur duke i dhënë kodin ndërsa prapa qëndronin shumë fotografë e kameramanë, përcjell Gazeta Express.

Ajo që bjen në sy është se kodi me gjashtë 0, të cilin e përdorim shumë prej nesh në telefonat tanë të mençur, është shumë i thjeshtë për një njeri si Kanye, i cili mund të ketë shumë gjëra me vlera dhe që nuk janë për publikun në telefonin e tij.

Përndryshe, Kanye po ngjallë shumë reagime për përkrahjen për presidentit ‘racist’ dhe që është kundër të të drejtave të grave./Gazeta Express/ 

Loading...