Fatkeqësi pas fatkeqësie, këngëtarja e njohur i përlot të gjithë në festival

  • December 07, 2018 11:31
  • Rozë

Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’.

Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh: “Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej. Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’. Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. 

Duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj, pak javë më parë u nda nga i fejuari dhe pati shume viktima ne koncertin e saj pas sulmit terrorist, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të.

Loading...