Elita shfaqet në klipin e bashkëshortit të saj

  • November 09, 2018 10:00
  • Rozë

Gjiko ka qenë një ndër këngëtarët më të angazhuar gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Reperi pejan e ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore, por edhe jetën private.

Pos këngëve që ka sjell gjatë këtyre muajve, ai kurorëzoi edhe kidhjen disavjeçare me moderatoren Elita Rudin.

Pikërisht këtë të fundit do ta shohim edhe në videon e këngës më të re, ku bukuroshja shihet mjaft joshëse.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes llogarisë personale në Isntagram teksa ka publikuar edhe një video të shkurtër.

Distanca, titullohet projekti më i ri i artistit, i cili pritet të vjen për fansat gjatë ditës së diele rreth orës 14:00.

Ndryshe, Gjiko është duke punuar edhe në këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm.

Loading...