Edhe këngëtarja e njohur shqiptare braktisi shtëpinë e saj pas zjarrit që ka përfshirë Kaliforninë

  • November 09, 2018 15:00
  • Rozë

“Calabasas” e cila ndryshe njihet dhe si lagja e VIP-ave në Kaliforni është përfshirë nga flakët për shkaqe ende të panjohura.

Zona e banuar nga emrat e njohur të showbizz-it dhe Hollivudit si Kim Kardashian, është evakuar menjëherë sapo zjarri ka filluar.

Ndër banorët e zones është dhe këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj e cila jeton në të njëjtën shtëpi me make up artistin e njohur të Kardashians, Mario.

Nëpërmjet postimeve në Instagram, Kim K ka treguar se i është dashur të evakuojë shtëpinë për një orë teksa është lutur që të gjithë banorët të jenë të sigurtë.

Anxhelina gjithashtu nëpërmjet Instastories ka ndarë me ndjekësit se është shëndoshë e mirë teksa po përpiqet që të qëndrojë positive në këtë situate të frikshme.

Loading...