E humbëm të gjithë! Ky është momenti kur Tuna gjatë videoklipit të ri puth bashkëshortin e saj

  • March 19, 2019 18:00
  • Rozë

Albumi i ri i këngëtares Tuna është shoqëruar gjithashtu edhe me videoklipe për çdo këngë, të cilat u publikuan në ditën e djeshme.

Videoklipet ishin të bëra në një frymë mjaft moderniste, ku fokusi ishte tek këngëtarja dhe instrumentistët e ndryshëm.

Ky koncept shoqëron edhe atë që Tuna ka dashur të përcjell tek publiku, fokusin tek muzika e saj dhe jo tek videoklipet pompoze.

Por, ajo që ndoshta shumë prej nesh mund ta kenë humbur është detaji në këngën “Tani m’ke zemër”, ku Tuna shfaqet në një moment intim me Patrisin, të cilit i shkon afër për t’i dhuruar një puthje(min 1:05).

Patrisi shfaqet në mesin e instrumentistëve edhe në këngën ritmike “Krejt mu kanë përzi”, e punuar me mjeshtëri nga Armend Rexhepagiqi dhe teksti nga Aida Baraku.

The post E humbëm të gjithë! Ky është momenti kur Tuna gjatë videoklipit të ri puth bashkëshortin e saj appeared first on .

Loading...