Bleona sjell ‘cover’ këngën e famshme “Su di noi”, vjen provokuese në klipin e ri

  • January 11, 2019 22:30
  • Rozë

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka publikuar për fansat projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një ‘cover’ të këngës së famshme italiane “Su di noi”.

Kjo këngë është kënduar nga artisti i famshëm Lucia në vitin 1980.

Foto: Bleona/YouTube

Bleona e ka vizualizuar këtë ‘cover’ edhe me klip, të cilin e ka realizuar në brigjet e një plazhi ekzotik.

Ajo shfaqet mjaft atraktive me performancën e saj, ndërsa vë në pah linjat trupore.

Foto: Bleona/YouTube

“Su di noi” është këngë e cila u prezantua në Festivalin e 30-të të Sanremos.

Bleona edhe vitin e kaluar ka publikuar disa projekte në tregun ndërkombëtar, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Loading...