Bebe Rexha shfaqet provokuese në të zeza në prapaskenat e shfaqjes së “Victoria’s Secret”

  • November 09, 2018 19:30
  • Rozë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte të reja e pjesëmarrje në evenimente të shumta.

Rexha është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet, kur Rexha ndan me ndjekësit një fotografi provokuese.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj, duke publikuar një fotografi atraktive nga prapaskenat e shfaqjes së fundit të “Victoria’s Secret”.

Ajo dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza, ndërsa pamja e saj prej bionde i dha asaj një pamje edhe më atraktive.

View this post on Instagram

Just finished the 2018 @victoriassecret fashion show

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Nov 8, 2018 at 6:03pm PST

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Shumë shpejt, ajo pritet të publikojë klipin më të ri “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin. /Telegrafi/

Loading...