Bebe Rexha nuk i mban lotët, poston videon emocionuese

  • December 07, 2018 15:00
  • Rozë

Ajo ka punuar shumë por kurrë nuk e ka besuar se një ditë do të nominohet për një çmim Grammy.

E sot kanë dalë nominimet për këto çmime prestigjioze nga Akademia Amerikane e muzikës, ku në kategorinë për 'Artisti i ri më i mirë' për vitin 2018 figuron pikërisht edhe emri i Bebes, shkruan Gazeta Express.

Artistja ka publikuar një video të reagimit të saj kur ka marrë vesh se është e nominuar.

Në këtë video, Bebe shihet duke mos mundur t'i përmbajë lotët, e rrethuar nga të afërmit dhe bashkëpunëtorët e saj./Gazeta Expres/

View this post on Instagram When you find out you’re nominated for best new artist at the Grammys #DreamComeTrue @recordingacademy
A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Dec 7, 2018 at 6:27am PST

Loading...