Aktori turk që pranoi se ka prejardhje shqiptare, Can Yaman në një romancë të re

  • November 09, 2018 07:30
  • Rozë

Can Yaman është një prej aktorëve më të kërkuar në tregun e kinematografisë turke.

Me një trup fizik të mirë dhe një pamje të bukur, padyshim që ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave.

Ai ka lindur në Stamboll, por origjinën e ka nga Kosova. Pati shumë spekulime se ka nisur një lidhje dashurie me Demet Ozdemir, vajzën që po xhiron filmin “Erkenci Kus”, por dolën të gabuara.

E dashura e shqiptarit tani po raportohet se është Elif Tutarkaban, e cila thuhet se tash e sa kohë është në romancë me aktorin.

Bukuroshja ka të përfunduar Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Stamboll gjersa punon në një prej bankave të këtij vendi.

Njohja me Canin thuhet se është realizuar falë aksesorëve. Që prej vitit 2016, Elif ka stiluar aksesorë të ndryshëm, të cilat Can i ka përdorur për rolet në filma të ndryshëm.

Ndryshe, 29-vjeçari më parë kishte deklaruar se ka prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Loading...