Adelina Tahiri ia mbyllë gojën fansit i cili ia përqeshi burrin në komente

  • November 09, 2018 18:00
  • Rozë

Adelina Tahiri është emër shumë i komentuar në shtypin rozë.

Adelina Tahiri është e martuar me Serjoza Markov, me të cilin ka një djalë, që e ka pagëzuar Jon, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja gjatë ditës së sotme ishte e ftuar në një emision, ndërsa rrugës për të shkuar në intervistë ajo realizoi një video ‘live’ me ndjekësit.

Ata ishin të hapur ta pyesnin atë çfarëdo që dëshironin, por kishte edhe prej tyre që e ‘thumbonin’ me disa pyetje.

“Ku e ke atë hamshorin 60 vjeçar”, i shkruan një komentues, të cilit ajo ia mbylli gojën.

“Burri, pse i keni hy në letërnjoftim dhe e dini sa vjet i ka burri?”, ia kthen ajo.

Loading...