Zvicra shpreh dhimbje me lule dhe qirinj ndaj djaloshit kosovar

  • March 22, 2019 08:32
  • Lajme

Të premten në mëngjes në vendi ku humbi jetën 7 vjeçari kosovar u vunë lule, u ndezën qirinj nga banoret e lagjes së Gotthelf në Basel.

Miqtë e shkollës, mësuesit dhe të njohurit e të ndjerit ndaluan dhe menduan për djalin e ndjerë, shkruan 20min.ch.

Kujtojmë, se Një grua 75 vjeçare thuhet se ka therur me thikë djalin shtatë vjeçar nga Kosova, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla.

Mergim L, nga Lipjani, nxënës i shkollës fillore, është mbytur dje rreth orës 12:30 teksa po kthehej nga shkolla për pushimin e drekës.

Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të ndërron jetë pak minuta më vonë në spital.

Ajo është vetdorëzuar në zyrën e prokurorit dhe ka pranuar fajsinë që ka bërë, me pas është arrestuar nga policia. /Lajmi.net/

The post Zvicra shpreh dhimbje me lule dhe qirinj ndaj djaloshit kosovar appeared first on .

Loading...