Zoran Zaev prej sot për vizitë zyrtare në Portugali

  • December 07, 2018 08:00
  • Lajme

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Lisbonë të Portugalisë.

Gjatë kohës së vizitës, Zaev do të ketë takim me kryeministrin e Portugalisë Antonio Costa, si dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zaev do të realizojë takim edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini, e cila do të merr pjesë në panelin për diskutim. Gjatë vizitës në Lisbonë, Zaev do të merr pjesë në takimin e shefave dhe përfaqësuesve të partive pjesëtare të Partisë Socialiste Evropiane (PSE)”, thonë nga qeveria.

Ata shtojnë se Zaev gjithashtu do të jetë pjesë e Kongresit të PSE-së, ku do të duhet të zgjedhet kandidati i përbashkët i PSE për kryetar të Komisionit Evropian, ndërsa zgjedhja duhet të bëhet pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Loading...