Zaev: Nuk do të bëhemi maqedonas verior

  • December 06, 2018 19:00
  • Lajme

Kryeministri Zoran Zaev sot në fakultetin e FON-it mori pjesë në debatin e dytë publik mbi propozim amendamentet të ndryshimeve kushtetuese, njofton telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk do bëhemi maqedonas verior, ndërsa ne nuk do të mbajnë më turpin e firmëtarëve, duhet të mendojnë dhe çfarë do të lëmë për fëmijët tanë”, tha Zaev duke folur për Marrëveshjen e Prespës.

Ai përsëriti se ndryshimet nuk do të bëhet pjesë e Kushtetutës, nëse Greqia nuk miraton marrëveshjen e Prespës dhe protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Në mesin e pjesëmarrësit gjithashtu dëgjuan edhe propozimet për dokumentat personale dhe e përkatësisë etnik, me përjashtim të deklaratës së shtetësisë. Debati i parë publik mbi ndryshimet kushtetuese u mbajt dje në Qeveri, ndërsa diskutimet e mbetura publike do të mbahen në ditët në vijim në Shkup, Shtip dhe Tetovë./Telegrafi/

Loading...