Xhavit Halitit i shkojnë për nerva Albulena Haxhiu e Bilall Sherifi

  • April 15, 2019 15:32
  • Lajme

Albulena Haxhiu nga LVV dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë insistuar që të marrin një fjalë në seancën e Kuvendit e cila po mbahet sot.

E gjithë kjo është kundërshtuar nga drejtuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti.

Madje, të njëjtit dukshëm e kanë irrituar Halitin.

“3 herë ke folë për këtë ligj, s’ki me folë ma e ke thanë fjalën tane bërtitë sa të duash, hajt”, i ka thënë Haliti- Haxhiut.

“Unë tash jam kryetar, u kry o burrë 5 herë ti ke folë për këtë teme”, i është drejtuar Haliti deputetit të Nismas, Bilall Sherifi. /Indeksonline/

The post Xhavit Halitit i shkojnë për nerva Albulena Haxhiu e Bilall Sherifi appeared first on .

Loading...